Lidhje

Uashingtoni pret që Pheniani të hedhë një raketë


Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës se janë përgatitur për lëshimin e një rakete nga Koreja e Veriut dhe se e kanë marrë seriozisht kërcënimin e Fenianit.

Shtetet e Bashkuara presin që ditët e ardhëshme Koreja e Veriut të hedhë një nga raketat e veta.

Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës se janë përgatitur për lëshimin e një rakete nga Koreja e Veriut dhe se e kanë marrë seriozisht kërcënimin e Fenianit.

Koreja e Veriut tha dje se ushtria ka dhënë miratimin përfundimtar për një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, një kërcënim për të cilin shumica e analistëve mendojnë se Feniani nuk është në gjendje ta realizojë.

Koreja e Jugut ka konfirmuar se Koreja e Veriut ka zhvendosur një raketë në bregun e saj lindor dhe ministri i Mbrojtjes Kim Kwan – Jin tha se raketa duket se ka “rreze të konsiderueshme”, por nuk ka të ngjarë të mbërrijë në teritorin e Shteteve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG