Lidhje

Ligjvënësi Lieberman hedh poshtë pretendimin e Teheranit për avionin e kapur në dhjetor

  • Zëri Amerikës

Kryetari i Komisionit të Senatit për Sigurinë Kombëtare ka hedhur poshtë pretendimin iranian se Teherani ka arritur të zbërthejë teknologjinë inxhinierike të një avioni telekomanduar amerikan që u kap vjet në territor iranian.

Ligjvënësi Joe Lieberman tha sot në komentet për televizionin Fox se pretendimet iraniane nuk janë gjë tjetër veçse një sajim i bujshëm.

Më herët sot një komandant i lartë iranian deklaroi se Teherani kishte arritur të zbërthente teknologjinë e avionit spiun dhe tani po punonte për ta kopiuar atë.

Agjencitë iraniane të lajmeve cituan Gjeneralin Amir Ali Haxhizadeh sipas të cilit ekspertët po nxjerrin të dhëna nga avioni i tipit RQ-170 që u kap në dhjetor në Iranin lindor.

Zyrtarët amerikanë kanë pohuar se avioni i përgjimit nuk është më nën kontrollin e tyre. Ata kanë thënë se Irani do ta ketë të vështirë të nxjerrë të dhëna apo teknologji prej tij, pasi janë marrë masa që avioni të ketë vlerë të kufizuar të dhënash kur operon në territor armik.

XS
SM
MD
LG