Lidhje

SHBA lë hapur shtegun për trupa tokësore në Irak


Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane la hapur mundësinë që trupa tokësore amerikane mund të dislokohen në Irak për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Shefi i shtatëmadhorisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey i tha një komisioni të Kongresit sot se në se ai arrin në përfundimin se këshilltarë të ushtrisë amerikane duhet të shoqërojnë luftëtarët irakianë në betejë kundër kryengritësve, ai do t’i kërkojë miratim presidentit Barack Obama.

"Në se arrijmë në pikën ku besoj se këshilltarët duhet të shoqërojnë trupat irakiane në sulme kundër objektivave të caktuara të ISIL-it, do t’ja rekomandojë këtë presidentit."

Në një fjalim javën e kaluar, zoti Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë luftimet kundër grupit të Shtetit Islamik, por nuk do të hyrjnë në një luftë me trupa tokësore në Irak."

Udhëheqësi amerikan tërhoqi forcat e fundit amerikane nga Iraku në vitin 2011 pas një lufte nëntë-vjeçare pas rrëzimit të diktatorit Saddam Hussein.

XS
SM
MD
LG