Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Sulmi në Libi, akt terrorist


Shtëpia e Bardhë tha sot se është e qartë se sulmi ndaj konsullatës amerikane në Libi ishte “akt terrorist”.

Deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u bën jehonë komenteve të Drejtorit Kombëtar të Qendrës Kundër Terrorizmit Matthew Olsen në një seancë dje para Senatit amerikan. Zoti Olsen tha se incidenti ishte një “sulm oportunist” i cili evoloi dhe u shkallëzua gjatë disa orësh.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton pritet ta diskutojë sot sulmin me ligjvënësit, gjatë një takimi me dyer të mbyllura. Dje ajo tha se Departamenti i Shtetit nuk kishte informata se sulmi ishte në planifikim ose një kërcënim i afërt.

Ndërkaq, Zëvendës Sekretari i Shtetit William Burns ndodhet në Libi për takime me zyrtarë të lartë mbi sulmin e javës së kaluar në konsullatën amerikane në Bengazi.
XS
SM
MD
LG