Lidhje

Sulmet ajrore amerikane synojnë udhëheqësin militant Belmokhtar


Qeveria e Libisë tha se sulmet ajrore amerikane kanë vrarë një udhëheqës militant të lidhur me Al-Kaidan. Ushtria amerikane pret konfirmimin.

Ushtria amerikane tha të dielën se është duke vlerësuar nëse një sulm ajror në Libi vrau udhëheqësin militant të lidhur me Al-Kaidan, Mokhtar Belmokhtar.

Qeveria libiane e njohur ndërkombëtarisht tha se sulmi kishte ndodhur të shtunën në lindje të vendit dhe gjatë tij Belmokhtar është vrarë.

Në një deklaratë të lëshuar vonë të dielën, Departamenti amerikan i mbrojtjes, nuk e konfirmoi vdekjen e Belmokhtarit, por zëdhënësi Steve Warren, tha se zyrtarët besojnë që sulmi ishte i suksesshëm.

“Mund të konfirmoj se cak i sulmit kundër terrorist të natës së kaluar në Libi ishte Mokhtar Belmokhtar”, tha Warren. “Sulmi është kryer nga avionët amerikan. Në po vazhdojmë vlerësimin e rezultateve dhe hollësitë do t’i japim më kohë”.

Departamenti amerikan shtetit kishte shpallur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për Belmokhtarin.

Autoritetet amerikane e akuzojnë atë për udhëheqjen e një sulmi terrorist në vitin 2013 në Algjeri, që la pas vetes 37 të vrarë, në mesin e të cilëve tre amerikanë.

Libia ishte në një gjendje të kaosit politik që kur kryengritja e mbështetur nga NATO-ja rrezoi nga pushteti diktatorin Moammar Gadhafi në vitin 2011. Militantët dhe milicitë kanë shfrytëzuar situatën duke rrëmbyer territore derisa një qeveri e njohur ndërkombëtarisht lufton për pushtetin me një tjetër të shpallur nga militantët islamik.

Situata ka bërë që dhjetëra mijëra migrues të provojnë rrugën e rrezikshme nëpërmjet Detit Mesdhe të kalojnë në Evropë, një rrugë në të cilën gjatë një viti humbën jetën 2 mijë veta.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG