Lidhje

SHBA, lotaria arrin në mbi 1 miliard dollarë


Pasi në shortin e kaluar të lotarisë amerikane, Powerball nuk pati fitues, shuma fituese ka arritur tani në 1.5 miliard dollarë duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme. Kjo ka bërë shumë bujë në Shtetet e Bashkuara duke nxitur miliona amerikanë të blejnë bileta lotarie.

Si mund të ndihesh të jesh një nga njerëzit e pasur si Bill Gates, Warren Buffet apo Donald Trump?

Të mërkurën, këtë mund ta mësojë një fitues me fat.

Shuma fituese e lotarisë është 1.5 miliardë dollarë.

"Jam i sigurt se do të blija një ishull dhe do ta bëja vend timin. Do t’i merrja me vete familjen dhe të gjithë miqtë e mi nga Shtetet e Bashkuara", thotë një blerës.

"Do të blija një makinë të mirë, do të vendosesha në Karaibe, ku do të blija një shtëpi të vogël në plazh dhe do të bëja jetë plazhi gjatë gjithë jetës sime", thotë një tjetër.

Shuma fituese është më e lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i shumë vendeve në ishujt Karaibe si Antigua dhe Shën Vinsenti.

Por jo të gjithë do të donin t’i shpenzonin paratë për luks.

"Unë do të paguaja borxhet e nënës dhe motrës sime", thotë Didier.

"Do të paguaja kreditë e mia studentore dhe borxhet e tjera nga kartat e kreditit", thotë Chrisitne.

Ndoshta kjo është rruga që duhet ndjekur. Shtatëdhjetë përqind e fituesve të lotarisë i humbasin të gjitha paratë e tyre brenda pak viteve.

"Gruaja më ka thënë se është penduar që nuk ma ka grisur biletën fituese. Do të ishte më mirë sikur ta kishim grisur biletën", thotë Jack Whittaker që ka qenë fitues i një llotarie.

Në vitin 2002, Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë. Në vitin 2006, ai mbeti pa para.

"Paratë që fitohen me punë trajtohen shumë më ndryshe se sa ato që fitohen në lojëra fati", thoët Robert Pagliarini, autor i librit "Zgjidhja e Pasurisë së Papritur".

Pra, nëse fitoni lotarinë, ekspertët rekomandojnë që të shpenzoni rreth gjashtë muaj për të menduar se si do t’i shpenzoni paratë.

XS
SM
MD
LG