Lidhje

Bisedime SHBA-Meksikë lidhur me dhunën në zonën kufitare

  • Ardita Dunellari

Sekretarja e shtetit Hillari Klinton po udhëheq një delegacion amerikan të nivelit të lartë që sot ka shkuar në Meksikë për bisedime mbi sigurinë në atë vend pas vrasjes së tre personave që kishin lidhje me konsullatën amerikane në Suidad Huarez të Meksikës

Sekretarja e shtetit Hillari Klinton po udhëheq një delegacion amerikan të nivelit të lartë që sot ka shkuar në Meksikë për bisedime mbi sigurinë në atë vend pas vrasjes së tre personave që kishin lidhje me konsullatën amerikane në Suidad Huarez të Meksikës.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates, sekretarja për sigurinë kombëtare Xhanet Napolitano dhe komandanti i ushtrisë amerikane admirali Majkëll Mullen janë pjesë e delegacionit të udhëhequr nga sekretarja Klinton në vizitën një ditëshe që do të zhvillojnë në Meksiko Siti.

Në një deklaratë të shtëpisë së Bardhë thuhet se të hënën vonë presidenti Barak Obama ka biseduar me presidentin meksikan Felipe Kalderon para kësaj vizite të delegacionit amerikan për të theksuar angazhimin e tij për marrdhëniet dypalëshe të fuqishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Në deklaratë thuhet se presidenti Obama ka nënvizuar rëndësinë që ka lufta kundër trafikantëve meksikan të drogës dhe për mundësinë e takimeve të sotme në ndërtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG