Lidhje

SHBA, sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë


Presidenti Barak Obama bëri të njohura disa sanksione të reja ekonomike ndaj bankave dhe kompanive energjitike ruse, për mbështetjen që i kanë dhënë Moskës në kryengritjen separatiste pro-ruse në Ukrainë.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se ai i ka bërë thirrje vazhdimisht Moskës, që të marrë hapa për lehtësimin e krizës me Ukrainën dhe se Russia deri tani nuk i ka marrë parasysh asnjë nga rekomandimet e Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të Departamentit të Thesarit thuhej se masat e reja ndalojnë financimin amerikan të dy institucioneve ruse, Novatek and Rosneft - dhe kufizojnë qasjen e tyre në tregjet e kapitalit.

Sanksionet po ashtu prekin tetë firma ruse për prodhimin e armatimeve, të cilat prodhojnë lloje të ndryshme armatimesh, si armë të lehta, predha për mortaja dhe tanke. Po ashtu, sanksionet prekin një objekt të rëndësishëm transporti në gadishullin e Krimesë.

XS
SM
MD
LG