Lidhje

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara


Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë amerikane dhe koreanojugore të zbulimit se janë përpjekur pa sukses të vrasin udhëheqësin Kim Jong Un me armë bio-kimike.

Në një deklaratë të publikuar në median shtetërore, Ministria për Sigurinë Shtetërore e Koresë së Veriut tha se do të "zbulojë dhe shkatërrojë pa mëshirë, terroristët" siç cilësohen, të CIA-s dhe agjencisë koreanojugore të zbulimit që vunë në shënjestër udhëheqjen e tyre më të lartë.

Sipas zyrtarëve të ministrisë, në qershor 2014, agjencitë e spiunazhit korruptuan me para dhe ideologjikisht, një qytetar të Koresë së Veriut i cili kishte punuar në Rusi, me qëllimin për të kryer vrasjen e pretenduar të Kim Jong Unit.

Sipas deklaratës, agjentët e Koresë së Jugut dhanë para dhe pajisje të komunikimit satelitor, për të sulmuar Kim Jong Un-in gjatë një ngjarjeje publike me armë bio-kimike, siç janë substancat helmuese me veprim të vonuar.

Zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të zbulimit të Koresë së Jugut nuk iu përgjigjën telefonatave të përsëritura për komente lidhur me pretendimet.

Deklarata e Koresë së Veriut vjen gjatë një periudhe tensioni në gadishullin Korean lidhur me shqetësimet se Veriu po përgatit një provë tjetër bërthamore, përfshirë një provë të mundshme me raketë balistike ndërkontinentale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG