Lidhje

Obama, thirrje Kongresit të miratojë fondin për Zikën


Presidenti Barack Obama po u bën thirrje republikanëve në Kongres të miratojnë ligjin për një fond për të luftuar virusin e Zikës.

Presidenti tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se i kishte kërkuar Kongresit më tepër se 6 muaj më parë që të miratonte financimin për “burimet e emergjencës” që u nevojiten ekspertëve për të luftuar Zikën, por Kongresi e pati kundërshtuar këtë.

Kjo është arsyeja që në përpjekje kundër këtij virusi u përdorën fondet e caktuara për luftën kundër Ebolës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Por kjo nuk është zgjidhja e duhur, tha Presidenti. Ai i bëri thirrje Kongresit që me t’u kthyer pas pushimeve në fillim të shtatorit, çështja e parë me të cilën ata të merren, të jenë fondet për Zikan, të cilën ai e quajti një kërcënim.

Dje, administrata e ushqimeve dhe ilaçeve njoftoi se gjaku i dhuruar për pacientët me Zika duhet t’u nënshktrohet analizave laboratorike para përdorimit. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 2500 raste të infektuarish me virusin, të cilët mendohet ta kenë marrë atë gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG