Lidhje

Obama: Pakistani, më shumë përpjekje kundër terrorizmit


Presidenti amerikan Baracki Obama thotë se Pakistani mundet dhe duhet të bëjë më shumë kundër grupeve terroriste që veprojnë brenda kufijve të tij.

Në një intervistë botuar sot nga gazeta “Press Trust of India”, zoti Obama tha se Pakistani mund të demonstrojë seriozitetin e vet për asgjësimin e rrjeteve terroriste.

Këtë muaj, India fajësoi një grup ekstremist me bazë në Pakistan për një sulm ndaj një baze ajrore indiane që shkaktoi vdekjen e shtatë ushtarëve. Pakistani ndaloi disa anëtarë të grupit dhe premtoi të ndihmonte Indinë me hetimin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG