Lidhje

SHBA kundër krijimit të zonës së re të mbrojtjes ajrore nga Kina


Një zëdhënës i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të respektojnë zonën e re të mbrojtjes ajrore të Kinës në Detin e Kinës Lindore dhe janë të përgatitur të mbrojnë avionët e tyre që hyjnë në këtë rajon.

Pak kohë pasi Kina deklaroi se po krijonte një Zonë të Mbrojtjes Ajrore në Detin e Kinës Lindore, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel lëshoi një deklaratë që dënon këtë veprim duke thënë se politika e re kineze nuk do të ndryshojë mënyrën se si Shtetet e Shtetet do të kryejnë operacionet ushtarake në rajon.

Dje, zëdhënësi i Pentagonit, koloneli i ushtrisë amerikane Steve Warren e bëri edhe më të qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me këtë çështje.

"Kur do të fluturojmë në këtë zonë ajrore ne nuk do të regjistrojmë planet e fluturimit. Ne nuk do të japim sinjalin tonë identifikues, frekuencat dhe emblemën tonë."

Këto janë katër gjërat që Warren thotë se Kina tani kërkon nga çdo mjet fluturimi që hyn në këtë zonë, e cila përfshin ishujt Senkaku mbi të cilët Pekini ka një mosmarrëveshje me Japoninë.

"Këto gjëra nuk u kërkuan nga ne javën e kaluar. Forcat amerikane mund të fluturonin në këtë zonë pa patur nevojë të japin informacione mbi këto gjëra. Ne do të vazhdojmë të mos i bëjmë këto gjëra."

Shtetet e Bashkuara thonë se zona është hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe janët të përgatitura për të mbrojtur avionët e tyre kundër një sulmi kinez mbi avionët ushtarak amerikan.

Aeroplanët ushtarak të Shteteve të Bashkuara që fluturojnë në rajon janë pjesë e stërvitjeve ushtarake dhe zakonisht janë të paarmatosur.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se forcat amerikane gjithmonë ruajnë aftësinë për të mbrojtur veten e tyre, por nuk specifikuan se çfarë asete Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin në rast të ndonjë agresioni kinez.
XS
SM
MD
LG