Lidhje

SHBA: Treni del nga binarët – pesë të vdekur


Prefekti i Filadelfias, zonë ku ndodhi aksidenti, Michael Nutter, e përshkroi ngjarjen si një “kaos absolutisht shkatërrues”.

Prefekti i Filadelfias Michael Nutter, tha se pesë veta humbën jetën kur treni i udhëtarëve doli nga binarët të martën vonë.

Një numër agjencish dolën në vendin ku treni që bartte të paktën 243 pasagjerë doli nga binarët gjatë udhëtimit nga Washingtoni për në New York. Nutter tha se gjashtë vagonë dhe lokomotiva e trenit u përfshinë në përplasjen që ai e përshkroi si një “kaos absolutisht shkatërrues”.

Më shumës e 200 zjarrfikës dhe policë u mblodhën në zonën e aksidentit duke kërkuar për pasagjerë që mund të kenë mbetur në rrënojat e trenit. Në regjistrimet televizive shiheshin shumë pasagjerë të përgjakur. Mbi 60 veta janë dërguar në spital, gjashtë prej të cilëve me lëndime të rënda.

Shërbimi hekurudhor Amtrak, i themeluar nga qeveria, anuloi shërbimet në linjën Washington - New York.

Agjentë të FBI-së që dolën në vendin e ngjarjes thanë se asnjë shenjë që mund të çojë në përfundimin se aksidenti mund të ketë qenë pasojë e ndonjë veprimi terrorist

XS
SM
MD
LG