Lidhje

Obama përpiqet të forcojë pozitat në 2014


Viti 2014 do të jetë në vit me shumë ngjarje politike në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Barak Obama do të parashtojë politikën e tij në fjalimin për gjendjen e vendit që do të mbajë më 28 janar. Në nëntor, votusit do të zgjedhin kongresin e ri, rezultatet e të cilit ka të ngjarë të kenë një ndikim të madh për presidentin, si dhe për ligjvënësit nga të dy partitë e mëdha politike.

Presidenti Obama u prit ngrohtë në ditën që mbajti fjalimin për gjendjen e vendit vitin e kaluar, menjëherë pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2012.

“Ka shumë përparime për të njoftuar”.

Por viti 2013 provoi se ishte një vit i vështirë për presidentin, kryesisht për shkak të fillimit të vështirë të zbatimit të reformës së tij shëndetësore.

Zoti Obama shpreson ta përqëndrojë vemendjen këtë vit në ngushtimin e dallimeve mes të pasurve dhe shtresës së mesme.

“Me fjalë të tjera, ne duhet të sigurohemi se mëkëmbja ekonomike nuk do të lërë pas asnjeri dhe neve na duhet të bëjmë shumë punë në këtë drejtim”.

Republikanët pritet të vazhdojnë të kritikojnë ligjin e kujdesit shëndetësor, thotë strategu republikan, Ron Bonjean.

“Për momentin është kujdesi shëndetësor. Është mungesa e kompetencës në administratën Obama për trajtimin e kësaj çështjeje”.

Kufizimi i programeve të ndihmës sociale është gjithashtu një nga përparësitë e republikanëve, thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

“Presidenti refuzon, demokratët refuzojnë të diskutojnë ndryshimet në këto programe,nëse republikanët nuk mbështesin ngritjen e taksave. Ne nuk kemi ndërmend të ngremë taksat”.

Pritet që Presidenti Obama të vërë në dukje disa nga shenjat e mëkëmbjes ekonomike dhe çështja është tek ndryshimi i të ardhurave, thotë Thomas Mann i Institutit Brookings.

“Është gjendja ekonomike, dhe kjo përfshin si rritjen ashtu edhe pagat. Por pas kësaj qendron pabarazia ekonomike, çështja e dy Amerikave”.

Në mandatin e tyre të dytë, presidentët kanë zakonisht probleme për të forcuar prozitat e tyre politike, thotë analisti John Fortier.

“Zakonisht popullariteti i presidentëve bie në mandatin e tyre të dytë. Shpesh ata përballen me një Kongres ku partia tjetër ka shumicën, kështu që presidenti nuk e avancon dot axhendën e tij si në fillim të mandatit të parë”.

Zoti Fortier shton se betejat politike para zgjedhjeve të nëntorit për në Kongres ka të ngjarë të dominojnë politikën e këtij viti.

“E kaluara tregon se zgjedhjet e mesmandatit shkojnë në disfaror të presidentit. Mendoj se çështja kryesore për republikanët është nëse ata do të fitojnë mjaft vende në Senat”.

Në nëntor do të votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të dominua nga republikanët, për një të tretën e Senatit të dominuar nga demokratët, si dhe për guvernatorët e 36 shteteve.
XS
SM
MD
LG