Lidhje

Romney thekson dallimet e tij me presidentin Obama


Në një koment të botuar dje në gazetën USA Today, rivali republikan thotë se presidenca e zotit Obama ka sjellë një "ngecje ekonomike që nxit varësinë tek qeverisë"

Sfiduesi republikan presidencial Mitt Romney po thekson dallimet e tij me presidentin Barak Obama në lidhje me rolin e qeverisë, ndërsa përpiqet të përballojë pasojat e një videokasete që e tregon atë duke thënë se shumica e votuesve që mbështesin zotin Obama besojnë se kanë të drejtën e përfitimeve që financohen nga taksapaguesit.

Në një koment të botuar dje në gazetën USA Today, zoti Romney thotë se presidenca e zotit Obama ka sjellë një "ngecje ekonomike që nxit varësinë tek qeverisë." Ai e zgjeroi këtë temë gjatë një tubimi në Atlanta, duke u thënë përkrahësve se politikat e zotit Obama do të "vrasë shpirtin amerikan të sipërmarrjes që kanë nxitur ekonominë tonë gjatë viteve."

Ai këmbënguli se edhe pse aid he presidenti kujdesen për amerikanët e varfër dhe të shtresës së mesme, politikat e tij janë ato që do t’i ndihmojnë ata eventualisht dhe jo ato të zotit Obama.

Fushata e zotit Romney u përqëndrua në komentet e regjistruara të bëra nga presidenti në vitin 1998 kur ai ishte ligjvënës në shtetin e Illinoit. Në regjistrim, zoti Obama mbështet rolin e qeverisë në rishpërndarjen e pasurisë.

XS
SM
MD
LG