Lidhje

Uragani detyron anulimin e aktiviteteve të fushatës elektorale


Rivali i zotit Obama Mit Romni dhe nënpresidenti Joe Biden i kanë anuluar aktivitetet e planifikuara për në qytetin Virginia Beach

Disa nga takimet e fushatës presidenciale janë anuluar për shkak të uragani Sandy. Rivali i zotit Obama Mit Romni dhe nënpresidenti Joe Biden i kanë anuluar aktivitetet e planifikuara për në qytetin Virginia Beach, në jug të Virginias, ndërsa stuhia i afrohet bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara. Zoti Biden i ka anuluar takimet që kishte në plan për sot, ndërsa zoti Romni anuloi një miting ku do të shkonte të dielën në të njëjtin qytet. Presidenti Obama, ndërkohë, u bë presidenti i parë amerikan që votoi para ditës së votimeve, duke hedhur votën në qytetin e tij Chicago.

Uragani Sandy po ndiqet me kujdes nga zyrtarët e zgjedhjeve, sepse stuhia mund të pengojë votimet e parakohëshme që po mbahen në disa shtete amerikane. Ndërkohë, kandidati republikan për president, Mit Romni, bëri thirrje për ndryshime të mëdha për të rregulluar ekonominë e vendit në atë që fushata e tij e quajti argument përmbyllës të tij. Zoti Romni kritikoi në shtetin e Ajovës rivalin e tij, Presidentin Barak Obama, duke thënë se në të tre debatet presidenti nuk bëri asnjë propozim me vlerë për të përballuar sfidat e kohës.
XS
SM
MD
LG