Lidhje

Ligjvënësit republikanë kritikojnë qëndrimin e administratës ndaj ndërtimit të vendbanimeve izraelite

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësit republikanë në Shtetet e Bashkuara po e kritikojnë administratën e Presidentit Obama që e ka dënuar planin për ndërtimin e shtëpive për hebrejtë në Jeruzalemin e pushtuar Lindor. Ligjvënësi republikan numër dy në Dhomën e Përfaqësuesve, Eric Cantor, i akuzoi sot zyrtarët amerikanë për kritika të papërgjegjshme ndaj Izraelit, megjithë statusin e tij si aleat i ngushtë amerikan.

Nënpresidenti Xho Biden, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe këshilltari presidencial David Axelrod e denoncuan Izraelin me terma të forta, pasi miratoi planin për ndërtimin vendbanimeve javën e kaluar. Palestinezët thonë se Jeruzalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i tyre i ardhshëm dhe kërkojnë që ky projekt të mos zbatohet. Ligjvënësi republikan Cantor e akuzoi administratën e zotit Obama se po përpiqet të fitojë mbështetjen e botës arabe, përmes dënimit të Izraelit.

Disa grupe amerikane që mbështesin paqen thanë se krtitikat amerikane ndaj Izraelit nuk ishin të përshtatshme. Shoqatat “Americans for Peace Now” dhe “J Street” i bënë thirrje Shtëpisë së Bardhë ta vazhdojë presionin ndaj Izraelit që t’i ndalë veprimet për të cilat ata thonë se minon procesin e paqes.


XS
SM
MD
LG