Lidhje

SHBA: Kandidatët fushatë para garave të së martës


Pesë kandidatët presidencialë që kanë mbetur në garë po përpiqen të bëjnë për vete votuesit, para garave paraprake brenda partisë së të martës.

Kandidati kryesor republikan Donald Trump mbajti tubime në Arizona, që u pasuan nga tensione.

Protestuesit u përpoqën të pengonin një nga aktivitetet e tij pranë kufirit me Meksikën duke lënë makinat e tyre në mes të rrugës dhe duke bllokuar trafikun.

Ndërkohë protestues kundër zotit Trump, dolën edhe para Kullave Trump në Nju Jork.

Në fjalimin e tij, zoti Trump përsëriti premtimin për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit për të penguar hyrjen e imigrantëve të paligjshëm, që ai thotë se sjellin drogë dhe krimin e dhunshëm në Shtetet e Bashkuara.

Trump akuzoi dy rivalët e tij se janë të dobët me imigracionin.

Kandidati demokrat, senatori nga Vermonti Bernie Sanders, bëri gjithashtu fushatë dje përgjatë kufirit me Meksikën në Arizonë, por komentet e tij ishin shumë më të buta se ato të zotit Trump.

Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, ka një epërsi të konsiderueshme ndaj tij, në prag të garave të së martës në Arizona, Utah and Idaho.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG