Lidhje

SHBA - Përurimi i një presidenti


Dita e përurimit është më shumë se betim i një udhëheqësi të zgjedhur. Është një proces shpirtëror, është demokracia në veprim.

Më 21 janar, në një ceremoni të vjetër sa edhe Republika, Presidenti Barak Obama do të fillojë mandatin e tij të dytë duke përsëritur betimin e zyrës që ai mori në përurimin e tij të parë në janar 2009. Për më shumë se 200 vjet, ky premtim ka mbyllur transferimin e pushtetit dhe përmbushjen e dëshirave të amerikanëve siç janë shprehur çdo katër vjet në kutinë e votimit. Kjo është një vulë e sistemit tonë demokratik.

Në bërjen e këtij betimi, Presidenti pohon besnikërinë e tij ndaj Kushtetutës amerikane. Çfarëdo qofshin ndjenjat e tij personale, besnikëria ndaj partisë ose bindjet fetare, ai është i detyruar të ndjekë dispozitat e këtyre ligjeve themelore. Nëse një President dështon në këtë detyrë, ai, si zyrtarë të tjerë qeveritarë, mund të fajësohet dhe hiqet nga detyra.

Nga fillimi, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një "qeveri e ligjeve dhe jo e burrave", sipas fjalëve të John Adams, presidenti i dytë amerikan.

Duke vënë pushtetin politik nën sundimin e ligjit, amerikanët kanë siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe mbijetesën e lirisë së tyre. Siç tha presidenti George Washington në përurimin e tij të parë, "ruajtja e zjarrit të shenjtë të lirisë dhe fati i modelit republikan të qeverisjes (demokracisë) janë konsideruar me të drejtë - thellë dhe përfundimisht - të mishëruara në eksperimentin e besuar në duart e popullit amerikan."

Dita e përurimit është më shumë se betim i një udhëheqësi të zgjedhur. Ajo është proces shpirtëror - është demokraci në veprim.
XS
SM
MD
LG