Lidhje

SHBA, shënohet Dita e Presidentëve


Në SHBA sot është Dita e Presidentëve, një ditë pushimi për miliona njerëz.

Megjithë të ftohtit e madh që ka përfshirë pjesë të mëdha të vendit, shumë grupe patriotike dhe historike kanë plan to organizojnë ceremoni dhe të vënë në skenë ngjarje historike. Një paradë tradicionale në Uashington u anulua për shkak të të ftohtit.

Fillimisht, kjo ditë u bë festë federale në vitin 1879 për nder të 22 shkurti, që është ditëlindja e Xhorxh Uashingtonit, presidenti i parë amerikan.

Gati një shekull më vonë, në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj duke e zhvendosur kremtimin e disa festave federale nga datat e mëparshme dhe duke i vendosur ato ditëve të hëna në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të marrin tre ditë radhazi pushim.

Fillimisht, Dita e Presidentëve festohej vetëm në kryeqytet, por në vitin 1885 ajo u shtri edhe në pjesën tjetër të vendit.

XS
SM
MD
LG