Lidhje

SHBA: Zgjedhje paraprake në Kentucky dhe Oregon


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatja demokrate Hillary Clinton është nën trysni për t’u paraqitur sa më mirë në zgjedhjet paraprake që po zhvillohen sot në shtetet Kentucky dhe Oregon, në mënyrë që të mund ta drejtojë vemendjen tek sulmet në rritje kundër saj nga kandidati republikan Donald Trump.

Rivali demokrat Bernie Sanders është mjaft larg saj për të fituar emërimin, por vazhdimi i pranisë së tij në garë ka shkaktuar shqetësim në fushatën e zonjës Clinton se mund ta dëmtojë aftësinë e saj për t’u përballur me zotin Trump.

Mbështetësit e senatorit Sanders nuk i kanë përfillur këto shqetësime, duke argumentuar se zoti Trump nuk do të ishte problem për zonjën Clinton, nëse ajo përballet me të në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

XS
SM
MD
LG