Lidhje

Zgjedhjet në Kentucky - Cliton më afër emërimit


Ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, hodhi edhe një hap më afër që të jetë kandidatja e demokratëve për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Me shumicën e votave të numëruara në zgjedhjet paraprake në Kentucky, Clinton udhëheqë para senatorit Bernie Sanders me mbi 2 mijë vota. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se nuk do të deklarojnë ende fituesin, por, zonja Clinton shpalli fitoren.

Rezultati përfundimtar është i një rëndësi te vogël meqë demokratët zbatojnë sistemin proporcional dhe të dy kandidatët do të përfundojnë me ndarje pothuajse të barabartë të delegatëve në Kentucky.

Në një garë tjetër të martën, Bernie Sanders fitoi zgjedhjet paraprake në shtetit veriperëndimorë të Oregonit.

Bernie Sanders duhet të fitojë mbi 85 për qind të delegatëve të mbetur për ta tejkaluar zonjën Clinton dhe për të fituar emërimin nga demokratët. Ai i ka fituar zgjedhjet me një rezultat të tillë vetëm në Vermont.

Demokratët do të zhvillojnë zgjedhje më 4 qershor në Virgin Islands dhe më 5 qershor në Porto Riko. Në këto zgjedhje nuk ka delegatë të mjaftueshëm që zonja Clinton të fitojë emërimin, por ajo pret që këtë ta sigurojë në zgjedhjet e shtatë qershorit që mbahen në gjashtë shtete.

I emëruari i demokratëve do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme në muajin nëntor.

Sipas një ankete të së martës të "NBC News/Survey Monkey", (departamentit të lajmeve të rrjetit televiziv NBC dhe platformës të specializuar për anketa përmes internetit Survey Monkey) zonja Clinton ka një përparësi të ngushtë kundrejt Donald Trumpit, 48 me 45 për qind të votave, ndryshe nga një diferencë pesë pikëshe një javë më parë në shkallë kombëtare.

Një mesatare e disa sondazheve tregon se Clinton prinë para Trumpit me gjashtë pikë, ndërsa Sanders qëndron edhe më mirë, duke prirë më 13 pikë para Trumpit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG