Lidhje

SHBA: Vazhdon kërkimi për vrasësit e arratisur


Dy vrasës të arratisur nga një burg në shtetin e Nju Jorkut që po vuanin dënim të përjetshëm, nuk janë kapur ende.

Autoritetet po ofrojnë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e 34 vjeçarit David Sweat dhe 48 vjeçarit Richard Matt. Rojat e zbuluan të shtunën se vrasësit e dënuar nuk ishin në qelinë e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë Clinton, rreth 30 minuta larg kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Zyrtarët thanë se Matt kishte lidhje në Meksikë ku ishte dënuar se kishte vrarë një burrë ndërsa ishte në arrati pas akuzave për vrasjen e shefin e tij në vitin 1997. Ai ka një tatuazh në shpinë ku shkruhet “Meksika Përgjithmonë”.

Së bashku me personelin e burgut, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo analizoi rrugën e arratisë që dy të burgosurit kishin hapur duke përdorur vegla pune nga qelia e tyre në një pusetë në një rrugë aty pranë.

Pyetje janë ngritur për mënyrën sesi të burgosurit i siguruan veglat dhe pse zhurma nuk kishte tërhequr vëmendjen e personelit të burgut ose të të burgosurve të tjerë.

XS
SM
MD
LG