Lidhje

SHBA, studentët organizojnë protesta


Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar edhe të mërkurën protestat nëpër universitete, kundër zgjedhjes së zotit Trump.

Disa studentë po kërkojnë që qytezat universitare të emërtohen si “strehë” për studentët pa dokumente, për të mos i lejuar autoritetet të kërkojnë dokumentet, ose për t’ia dorëzuar studentët pa dokumente autoriteteve federale.

Në njoftimet e bëra në mediat sociale thuhet se protesta janë planifikuar të bëhen në rreth 80 universitete, përfshirë ata prestigjiozët, si Princeton, Universiteti i New York-ut, “Duke” në Karolinën e Veriut dhe në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Studentët janë kundër deklaratave të Donald Trumpit për deportimin e imigrantëve pa dokumente.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG