Lidhje

SHBA: Anketa tregon rënie të mbështetjes për Presidentin Obama


Një anketë e re e opinionit publik tregon se opozita republikane ka një përparësi të qartë ndërkohë që afrohen zgjedhjet e nëntorit për kongresin amerikan.

Anketa e rrjetit televiziv NBC dhe gazetës Wall Street Journal u publikua sot, një ditë pas Ditës së Punës në Shtetet e Bashkuara, e cila tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të fushatës elektorale.

Anketa tregon se për herë të parë numri i amerikanëve që mbështesin mënyrën se si presidenti Barak Obama e ka trajtuar ekonominë ka rënë nën 40 përqind.

Republikanët shpresojnë të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Sipas anketës, republikanët gëzojnë një mbështetje prej 9 për qind më të madhe se sa demokratët e partisë së presidentit Obama.

60 përqind e të anketuarve thonë se besojnë se vendi nuk është në rrugën e duhur, dhe dy të tretat thonë se ekonomia po bie.

Ka disa lajme të mira për demokratët. Anketa tregon se numri i votuesve të regjistruar të dy partive është i barabartë, gjë që tregon se demokratët mund ta balancojnë mbështetjen më të madhe për republikanët me pjesëmarrjen e më shumë votuesve të regjistruar demokratë.

XS
SM
MD
LG