Lidhje

Birësimet e fëmijëve rusë, një dritë shprese


Rusia tha dje se do të lejojë marrëveshjen bilaterale të birësimeve me Shtetet e Bashkuara të mbetet në fuqi deri vitin e ardhshëm

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë shpresa se birësimet e fëmijëve rus nga prindër amerikan që janë në proces e sipër të përfundojnë sipas planit, megjithë miratimin e një ligji rus që ndalon një praktikë të tillë.

Rusia tha dje se do të lejojë marrëveshjen bilaterale të birësimeve me Shtetet e Bashkuara të mbetet në fuqi deri vitin e ardhshëm.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha dje se Shtetet e bashkuara do të punojnë me Rusinë për të përfunduar rastet e birësimit që janë në process. Ajo tha se nuk është e qartë sesa raste janë dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të krahasojnë shifrat për të patur qartësi.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që i ndalojnë amerikanët të birësojnë fëmijë rus në atë që shihet gjerësisht si një hakmarrje ndaj një ligji të miratuar nga Shtetet e Bashkuara që vendos kufizime vizash dhe sanksione financiare ndaj zyrtarëve rus që akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG