Lidhje

SHBA, Rusia dhe administrata Obama


Gazeta "New York Times" njofton se disa zyrtarë të adminisratës së Presidentit Barack Obama janë përpjekur të gjejnë informacione për mundësinë e lidhjeve mes fushatës së Donald Trump-it dhe zyrtarëve rusë, duke e bërë më të lehtë zbulimin e tyre nga një proces hetimor.

"Times" e bazoi raportin e saj tek njoftimet e rreth gjashtë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve amerikanë, disa prej të cilëve thonë se "kishin marrë përsipër të flisnin, me qëllim që të tërheqin vëmendjen për materialin dhe për t'u siguruar që të bëhet hetimi i duhur për këtë çështje nga Kongresi", shkruan gazeta.

Në raport thuhet se informacioni erdhi nga disa vende aleate me Shtetet e Bashkuara, përfshirë Britaninë dhe Holandën, ku përshkruhen takime mes zyrtarëve rusë dhe njerëzve të afërt me zotin Trump, të zhvilluara në qytete europiane.

Raporti, po ashtu citon interceptimin e bisedave të zyrtarëve rusë me ndihmës të zotit Trump nga agjenci amerikane të zbulimit.

Donald Trump e hodhi poshtë një raport të mëparshëm të gazetës "Times", ku thuhej se autoritetet amerikane kishin informacione lidhur me kontakte të përsëritura mes njerëzve që kishin lidhje me fushatën e tij dhe zyrtarëve rusë të zbulimit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, tha se nuk ka asgjë që qëndron në raportin e gazetës.

"I vetmi informacion i njohur është se të emëruarit politikë në adminstratën Obama janë përpjekur të krijojnë një histori të rreme për të gjetur një justifikim për humbjen në zgjedhje", citon the "Times" zëdhënësin Spicer.

Me urdhër të Presidentit Obama, u zhvillua një analizë e të dhënave të mbledhura nga shërbimet e zbulimit, e cila arriti në përfundimin se Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një fushatë për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, me synimin për ta ndihmuar zotin Trump të fitonte.

Gazeta "The Times" shkruan se në ditët e fundit të administratës Obama zyrtarët punuan për të analizuar të dhëna të mbledhura nga shërbimet e zbulimit, që nuk ishin klasifikuar si tepër sekrete me qëllim që të shiheshin nga sa më shumë njerëz dhe për t'ia kaluar më pas njoftimet dhe informacionin anëtarëve të Kongresit.

Gazeta shkruan se sipas-ish zyrtarëve të lartë të administratës së mëparshme, vetë presiden

XS
SM
MD
LG