Lidhje

Putin dënon qëndrimin amerikan ndaj Sirisë


Presidenti rus Vladimir Putin po kritikon ashpër qëndrimin amerikan ndaj konfliktit në Siri si “jokonstruktiv” pas vendimit të Uashingtonit për të mos marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë dypalësh për të koordinuar aktivitetet ushtarake në Siri.

Komentet vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përfunduan raundin e tretë të bisedimeve të nivelit të ulët mbi rregullat e sjelljes në zonën ajrore mbi Sirinë, ku të dy vendet po kryejnë fushata ajrore.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thanë se pati përparim gjatë bisedimeve të djeshme me video-konferencë, që Uashingtoni tha se u përqëndruan në zbatimin e procedurave konkrete të sigurisë.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për bisedime me autoritetet ruse.

Sulmet ajrore të Rusisë kanë ndihmuar trupat qeveritare siriane të rimarrin territore, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar këtë fushatë ajrore që ka vënë në shënjestër më shumë luftëtarët rebelë dhe jo militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG