Lidhje

SHBA, akuza ndaj agjentëve rusë për depërtimin në Yahoo


Departamenti Amerikan i Drejtësisë shpalli sot akuzat ndaj katër personave, përfshirë dy agjentë rusë, të dyshuar për vjedhjen e informacionit personal të qindra miliona njerëzve të regjistruar në Yahoo.

Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Mary McCord tha se katër paditë përfshijnë dy zyrtarë të Shërbimi Federal rus të Sigurisë dhe dy hakera që i ndihmuan ata të hynin në llogaritë personale.

Ajo tha se hakerat kishin në shënjestër llogaritë e zyrtarëve qeveritarë në Rusi dhe në SHBA si dhe gazetarë, punonjës të shërbimeve financiare dhe të personelit ushtarak.

Njëri nga hakerat, Aleksey Belan, është paditur dy herë më parë nga autoritetet amerikane për vepra të ngjashme dhe ka qenë prej më shumë se tre vjetësh në listën e FBI-së që përfshin personat më të kërkuar për piraterinë në internet.

Zonja McCord tha se hakeri tjetër, Karim Baratov, u arrestua të martën në Kanada.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG