Lidhje

SHBA dërgojnë 200 ushtarë të tjerë në Irak


Presidenti amerikan Barak Obama ka autorizuar dërgimin e 200 ushtarëve të tjerë amerikanë në Irak për të forcuar sigurinë në ambasadën amerikane dhe aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
Presidenti Obama dje përmes një letre informoi Kongresin për vendimin e tij. Ai tha se dislokimi i ushtarëve amerikanë do të përfshijë edhe dërgimin e helikopterëve dhe avionëve pa pilot.
Zëdhënësi i Pentagonit, Admirali John Kirby tha se ushtarët tashmë kanë arritur në Irak. Ata do t’i bashkohen 275 ushtarëve që u dërguan për të mbrojtur ambasadën në mes të muajit qershor.
Këto forca janë të ndara nga rreth 300 këshilltarët ushtarakë që presidenti i ka autorizuar për të ndihmuar Irakun në luftën kundër xhihadistëve të cilët kanë pushtuar disa qytete të mëdha dhe kanë kërcënuar se do të pushtojnë edhe kryeqytetin e vendit, Bagdad.
Njoftimi i fundit do të sjellë në gati 800 numrin e forcave amerikane në Irak.

XS
SM
MD
LG