Lidhje

Dy të burgosur nga Guantanamo transferohen në Serbi


Shtetet e Bashkuara i kanë shprehur mirënjohjen Serbisë për ofrimin e strehimit humanitar për dy ish të burgosur që mbaheshin në Gjirin e Guantanamos.

Më 11 korrik, departamenti i Mbrojtjes, njoftoi transferimin e Muhammadi Davlatov nga Taxhikistani dhe Mansur Ahmad Saad al-Dayfi nga Jemeni në Serbi.

Serbia u është bashkuar 30 vendeve të tjera të cilat që nga viti 2009 kanë pranuar mbi 100 të burgosur. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara transferojnë në Serbi të burgosur nga Guantanamo.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë ndihmën bujare të Serbisë dhe SHBA mbeten të përkushtuara që të mbyllin burgun në Guantanamo, thuhet mes tjerash në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nulland, falënderoi të hënën Serbinë në emër të presidentit amerikan Barack Obama për transferimin e te burgosurve.

Ajo i bëri këto komente gjatë takimeve në Beograd ku qëndroi të hënën në kuadër të vizitës që po zhvillon në rajon. Ajo citohet të ketë shprehur mbështetjen për Serbinë në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane dhe se vlerëson rolin e Serbisë në nismat rajonale dhe pajtimin në rajon.

Zonja Nulland, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG