Lidhje

SHBA i dorëzon Serbisë një të akuzuar për Srebrenicën


Autoritetet amerikane ekstraduan në Serbi një të akuzuar për përfshirje në gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë.

Në një njoftim të zyrës së migrimit dhe doganave amerikane thuhet se 44 vjeçari Sërgjan Biliç, u është dorëzuar të martën autoriteteve serbe në Beograd.

Në njoftim thuhet se ai ishte pjesëtar i nje brigade të Armatës së serbëve të Bosnjës, që ishte përfshirë në gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Mbi 8 mijë burra qenë ekzekutuar dhe mbi 30 mijë gra e fëmijë qenë dëbuar nga zona. Në vitin 2001, Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi e kishte cilësuar si gjenocid masakrën në Srebrenicë, e cilësuar po ashtu si një nga mizoritë më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë më shumë hollësi rreth vendndodhjes së të arrestuarit dhe as kohëzgjatjes së qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG