Lidhje

SHBA, akuza për vjedhje të pajisjeve ushtarake


Gjashtë ushtarë amerikan dhe dy civilë janë akuzuar për vjedhjen dhe shitjen e pajisjeve të ndjeshme ushtarake tek blerës të huaj, përfshirë edhe të tillë nga Kina, Rusia dhe Ukraina.

Ushtarët janë të stacionuar në Fort Campbell, në kufirin ndërmjet Tennessee dhe Kentucky. Një porotë federale në Nashville, Tennessee, ngriti akuzë ndaj tetë të pandehurve.

Pajisjet e vjedhura përfshijnë dylbi snajperësh, pjesë të armëve automatike, veshje antiplumb dhe pjesë të granatahedhësve.

Akuza ngarkon ushtarët se kanë vjedhur pajisjet dhe ua kanë kaluar ato dy civilëve që i kanë shitur ne eBay, një faqe ankandesh në internet.

Në mesin e blerësve kishte klientë nga vende të huaja përfshirë Kinën, Rusinë, Malajzinë, Kazakistanin dhe Meksikon.

David Rivera, avokat në Tennessee, tha se pretendimet "nuk duhet në asnjë mënyrë të njollosin ndershmërinë e burrave dhe grave që me krenari shërbejnë në forcat e armatosura të vendit tonë dhe me vetëmohim japin gjithçka për të mbrojtur lirinë e Amerikës".

XS
SM
MD
LG