Lidhje

Senati amerikan diskuton marrëveshjen për armët bërthamore me Rusinë


Senati amerikan diskuton marrëveshjen për armët bërthamore me Rusinë
Senati amerikan diskuton marrëveshjen për armët bërthamore me Rusinë

Senati amerikan diskuton sot një marrëveshje të re për armët bërthamore me Rusinë, para një votimi të mundshëm përfundimtar këtë javë.

Presidenti barak Obama po u kërkon ligjvënësve të ratifikojnë marrëveshjen si pjesë e punës së fundvitit para se Kongresi të shpërndahet, duke e cilësuar atë si një masë urgjente për sigurinë kombëtare.

Por republikanët kanë shprehur shqetësim se marrëveshja mund të kufizojë mundësitë e mbrojtes amerikane me raketa. Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell tha dje se ai nuk e mbështet marrëveshjen.

Megjithë opozitën e shprehur nga zoti McConnell dhe republikanë të tjerë, demokratët thonë se besojnë se kanë mbështetje të mjaftueshme për ta ratifikuar marrëveshjen.

Në një letër drejtuar udhëheqësve demokratë dhe republikanë të Senatit, Presidenti Obama thotë se marrëveshja e re START nuk vendos kufizime mbi zhvillimin apo dislokimin e programeve amerikane të mbrojtjeve me raketa.

XS
SM
MD
LG