Lidhje

Gjykata e Lartë shqyrton protestat gjate funeraleve ushtarake


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të marrë në shqyrtim një rast që ka të bëjë me shfaqjen e mesazheve provokuese pranë funeralëve ushtarakë, për të vendosur në se protestuesit janë apo jo të mbrojtur nga amendamenti i Kushtetutës për lirinë e fjalës.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një person i cili hodhi në gjyq dhe fitoi një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh ndaj Kishës Baptiste në Uestboro të shtetit të Kansasit, pasi anëtarët e kishës kishin protestuar përgjatë procesit të funeralit të djalit të tij, anëtar i forcave të marinës i vrarë në Irak.

Anëtarët e kishës në Uestboro kishin vënë pankarta përgjatë funeralëve të ushtarëve në të cilat shkruhej se ushtarët po humbisnin jetën për shkak të tolerancës që u bëhet homoseksualëve në Shtetet e Bashkuara.

Një gjykatë federale apelesh e përmbysi vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i dha të drejtë të jatit të ushtarit si dhe dëmshpërblimin prej 5 milionë dollarësh, duke thënë se protesta mbrohet nga amendamenti i Kushtetutës për lirinë e të shprehurit. (ax)

XS
SM
MD
LG