Lidhje

Votuesit amerikanë të lodhur nga luftrat

  • Kane Farabaugh

Ndërkohë që presidenti Barak Obama kërkon autorizim nga Kongresi për sulme ushtarake ndaj Sirisë, votuesit në Amerikë po shprehin shqetësime rreth një angazhimi tjetër në Lindjen e Mesme. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, ky nuk është shqetësimi kryesor i amerikanëve në diskutimet e tyre me ligjvënësit që ende ndodhen me pushime në disktriktet që ata përfaqësojnë.

Fermat në shtetin e Indianës duken aq larg nga Siria sa pjesa dërmuese e amerikanëve do të donin të ishin. Jeta këtu nuk ka shumë ndryshime dhe ndryshimi i kohës matet me rritjen e drithërave. Në zemër të këtij rajoni bujqësor ndodhet Greentown me një popullsi prej rreth 2500 banorësh.

Vendi nga është veterani i forcave ajrore Robert Millspaugh ka një distrikt biznesi të mbuluar me flamurë, që nuk është surprizë për lidhjet e qytetit me ushtrinë amerikane.

“Këtu ka shumë veteranë nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore si dhe nga luftërat e fundit dhe shumë prej tyre janë këtu.”

Kjo shpjegon lodhjen nga lufta.

“Dua të jem në gjendje të shkoj, nëse futemi në luftë. Do të doja të isha në gjendje të shkoja dhe të fitoja dhe kthehesha në shtëpi dhe kjo nuk bëhet lehtë tani.”

“Është një pjesë e vendit e lodhur nga lufta. Mendoj se mbarë vendi është i lodhur nga lufta.”

Qyteti Greentown përfaqësohet nga ligjvënësja e re republikane Susan Brooks. Ajo është në qytet për t’u takuar me votues si Karen Swann për të kuptuar shqetësimet e tyre. Goditja ndaj Sirisë nuk duket se bën pjesë në listën e tyre.

“Siria është atje dhe ne jemi këtu duke u marrë me problemet tona të përditshme.”

Zonja Brooks thotë se ajo dëgjon më shumë rreth çështjeve si sigurimi shëndetësor i përballueshëm.

“Do të thoja fuqishëm se kjo është çështja kryesore.”

Karen Swann thotë se edhe pse debati për veprime ushtarake në Siri nuk është i pranishëm në këtë takim kjo nuk nënkupton se njerëzit janë të pandjeshëm mbi gjendjen e popullit sirian.

“Nënkupton që ne duhet të shikojmë punët tona dhe të mos marrim nën kujdes botën. Nuk mendoj se jemi të pandjeshëm ndaj popullit sirian. Mendoj se jemi lodhur duke u kujdesur për problemet e botës.”


“Sigurisht që është një ndjenjë në mbarë vendin kundër ndërhyrjes në Siri. Megjithatë, mendoj se kjo është detyrë e presidentit dhe pastaj i takon Kongresit të votojë mbi sulmin, t’i spjegojë popullit amerikan në detaje rreth interesit amerikan në këtë situatë.”

Një votim për veprimet amerikane mund të zhvillohet sapo Kongresi të rimblidhet me 9 shtator.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG