Lidhje

SHBA gati për sulm nëse diplomacia dështon

  • Luis Ramires

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë angazhuar në përpjekje diplomatike që qeveria e presidentit sirian Bashar al Assad të dorëzojë armët e saj kimike, Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri për të sulmuar.

Megjithë intensifikimin e përpjekjeve diplomatike për Sirinë, katër destrojerë amerikanë janë vendosur në lindje të Detit Mesdhe, me disa bateri raketash Tomahawk gati për të qëlluar.

Sekretari i Marinës, Ray Mabus, tha para të pranishëmve në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes, se nuk ka ndryshime në planet e këtyre mjeteve:

"Ju garantoj se po të na duhet të sulmojnë, ne do të godasin me forcë dhe me shpejtësi”.

Anijet dhe raketat kruz janë mes opsioneve të Pentagonit, nëse Shtëpia e Bardhë jep urdhër për të sulmuar.

Mbrojtja kibernetike është gjithashtu një element i rëndësishëm i planit të sulmit.

Forcat pro Assad-it kanë ndërmarrë sulme kibernetike kundër objektivave amerikane dhe janë akuzuar për hyrjen në faqet e rekrutimit të marinës amerikane.

Zëdhënësi i Pentagonit, nënkoloneli Damian Pickart, tha se Shtetet e Bashkuara po stërvitin forcat e tyre kibernetike për t’u pajisur dhe për të qënë gati kundër çdo kërcënimi:

“Nëqoftëse se ndonjë vend apo grup vendos të përdorë hapësirën kibernetike kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe kundër Shteteve të Bashkuara, ne do të përdorim forcat kebernetike për t’u përgatitur për mbrojtje dhe për të dhënë përgjigjen e duhur”.

Hollësitë e planeve për sulmet kibernetike janë tepër sekrete.

Analisti i Mbrojtjes, Anthony Cordesman, thotë:

Për të mësuar se sa varet Siria në sistemet që mund të preken nga lufta kibernetike është një nga fushat më sensitive të zbulimit tonë. Mendoj se ne duhet të të kemi parasysh se kjo është një nga fushat me aftësinë më të madhe, sekretet e të cilës duhen ruajtuar me shumë seriozitet”.

Tani për tani anijet amerikane po qendrojnë pranë Sirisë si demonstrim force. Aeroplanmbajtësja USS Nimitz do të qëndrojë në Detin e Kuq, për të paktën edhe disa ditë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG