Lidhje

SHBA ngadalëson tërheqjen e trupave nga Afganistani


Obama Afghanistan

Obama Afghanistan

Për një president amerikan që erdhi në pushtet me premtimin për t'i dhënë fund luftërave amerikane në Irak dhe Afganistan, njoftimi për të ngadalësuar tërheqjen e trupave nga Afganistani nuk duhet të ketë qenë i lehtë për Barak Obamën.

"Unë nuk e mbështesin idenë e luftës së pafund," tha zoti Obama. "Në mënyrë të përsëritur kam argumentuar kundër hyrjes në konflikte ushtarake pa fund që nuk u shërbejnë interesave tona thelbësore të sigurisë."

Duke folur në praninë e Sekretarit të Mbrojtjes Ash Carter, Nënpresidentit Joe Biden dhe Shefit të Shtatmadhorisë, Joseph Dunford, Presidenti Obama njoftoi të enjten se ai do ta mbajë nivelin e trupave amerikane në Afganistan në 9800 gjatë pjesës më të madhe të vitit 2016, para se ky numër të bjerë në 5.500 kur Presidenti të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar 2017.

Duke komentuar më vonë, Sekretari Carter përsëriti atë që tha Presidenti Obama. "Misioni luftarak ka përfunduar ... Misioni i përditshëm tani është trajnim, këshilla, ndihmë dhe luftë kundër terrorizmit", tha zoti Carter.

Sekretari Carter tha se SHBA synojnë nxitjen e stabilitetit në Afganistan në vështrimin afatgjatë dhe nuk do të heqin dorë nga fitoret e arritura, për të cilat forcat amerikane kanë luftuar aq shumë në Afganistan. Ai tha se siguria kombëtare e Amerikës mbetet shumë e lidhur me Afganistanin.

Trupat amerikane në Afganistan do të vendosen në një numër të vogël bazash, si Bagram e Kandahar në jug dhe Jalalabad në lindje.

Administrata kishte planifikuar fillimisht të mbante vetëm rreth 1.000 forca amerikane pas vitit 2016, me fokus mbrojtjen e ambasadës amerikane në Kabul.

Zyrtarët thanë se rishikimi vjen pas disa muaj diskutimesh mes Shtëpisë së Bardhë, drejtuesve ushtarakë të Departamentit të Mbrojtjes dhe komandantëve në terren, si dhe zyrtarëve afganë dhe pasi forcat afgane humbën përkohësisht kontrollin e qytetit verior Kunduz ndaj militantëve talebanë.

XS
SM
MD
LG