Lidhje

SHBA: Trump thellon epërsinë mes republikanëve


Në Shtetet e Bashkuara, një anketë e re e publikuar sot tregon se biznesmeni Donald Trump e ka shtuar epërsinë ndaj kandidatëve të tjerë republikanë presidencialë, në garën për të marrë emërimin e Partisë.

Sipas anketës së Universitetit Quinnipiac, Trump gëzon një mbështetje prej 39 për qindsh, i pasuar nga senatori i Floridës Marco Rubio me 19 për qind; ndërsa në vend të tretë në garën e republikanëve është senatori i Teksasit Ted Cruz, me 18 për qind mbështetje.

Në anketën e mëparshme të Universitetit Quinnipiac, më 5 shkurt, Donald Trump e udhëhiqte garën e republikanëve, me një mbështetje prej 31 për qindsh. Por ai i fitoi me lehtësi zgjedhjet paraprake të Nju Hempshërit javën e kaluar dhe dy republikanë u larguan nga gara.

Në frontin e demokratëve, anketa e re nuk sjell ndonjë ndryshim: ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton gëzon një mbështetje thuajse të barabartë me senatorin e Vermontit Bernie Sanders, i cili gjithashtu arriti një fitore të konsiderueshme në zgjedhjet e Nju Hempshërit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG