Lidhje

Rifillojnë sulmet ndaj ISIS-it nga Turqia


Sulmet e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara nga Turqia kundër grupit militant Shteti Islamik, rifilluan pasi hapësira ajrore turke qe mbyllur pas perpjekjes së të premtes për një grusht shteti.

Operacionet ajrore kundër ISIS-it qenë bllokuar nga qeveria turke .

Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook, tha nëpërmjet një deklarate se autoritetet turke rihapen hapësirën ajrore për avionët ushtarakë. "Si rezultat operacionet kundër ISIS-it në të gjitha bazat ajrore në Turqi kanë rifilluar".

Turqia, aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në rajon, ka lejuar shfrytëzimin e bazës ajrore Incirlik në qytetin Adana për sulme kundër ISIS-it.

Autoritetet turke ndërkohë arrestuan komandantin e bazës Incirlik, gjeneralin Bekir Ercan Van, së bashku me dhjetë ushtarë dhe një oficer policie në lidhje me përpjekjet për grushtin e shtetit.

Agjencia private e lajmeve DHA , shfaqi pamje të gjeneralit me pranga në duar derisa po futej në makinë para gjykatës.

XS
SM
MD
LG