Lidhje

SHBA: Rritje e vogël e papunësisë


Tregu i punës në vend shtoi 175 mijë vende pune muajin e kaluar, por përqindja e papunësisë u rrit lehtë duke kapur shifrën 7.6 për qind

Shtetet e Bashkuara thonë se tregu i punës në vend shtoi 175 mijë vende pune muajin e kaluar, por përqindja e papunësisë u rrit lehtë duke kapur shifrën 7.6 për qind.

Raporti i fundit, nxjerr në pah rezultatet e përziera të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë, ndërsa rimëkëmbet nga recesioni i vitit 2009.

Shifra e papunësisë është shumë më e lartë sesa shifra mesatare afatgjatë prej 5.8 për qind, por gjithsesi është pranë shifrës më të ulët që prej katër vjetësh e gjysmë, para se vendi të godutjen nga një rënie e thellë ekonomike.

Qeveria amerikane tha sot se papunësia u rrit muajin e kaluar, në shërbimet profesionale dhe të bizneseve, restorante dhe dyqane.
XS
SM
MD
LG