Lidhje

Shkalla e papunësisë në SHBA, e pandryshuar


Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara mbetet në të njejtin nivel prej 8.2 për qindësh. Sipas raportit të qeverisë të bërë publik sot, ekonomisë iu shtuan mesatarisht 75 mijë vende të reja pune në muaj, për periudhën Prill – Qershor, shumë më pak se shifra 226 mijë që u shënua në tremujorin e parë të vitit.

Njoftimi mujor për nivelin e papunësisë ndiqet me vëmendje të madhe për gjendjen e ekonomisë më të madhe të botës si dhe po luan një rol të madh në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Kandidati republikan Mitt Romney po e kritikon përditë administratën e presidentit Obama duke thënë se Shtëpia e Bardhë nuk ka arritur ta nxjerrë ekonominë nga kriza më e e thellë që ajo ka pësuar që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Presidenti Obama thotë se rimëkëmbja nuk është aq e shpejtë sa ç’do të dëshironte ai, por ai shton se politikat e tij po funksionojnë dhe kanë shtuar disa miliona vende pune gjatë 4 vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG