Lidhje

Shifra shpresëdhënëse për punësimin


Shtëpia e Bardhë tha sot se shifrat e fundit të vendeve të reja të punës tregojnë se ekonomia amerikane po “vazhdon të shëndoshet”, por paralajmëroi kongresin që të veprojë për të shmangur shkurtimet e shpenzimeve.

Ekonomisti i Shtëpisë së Bardhë Alan Krueger thotë se ligjvënësit amerikanë duhet të shmangin shkurtimin e shpenzimeve që do të hyjnë automatikisht në fuqi në 1 mars, dhe të përshtasin një politik të re për të balancuar të ardhurat dhe shpenzimet.

Qeveria njoftoi sot se u shtuan gjatë muajit janar 157 mijë vende pune ndërsa papunësia u rrit me 0.1 përqind duke shkuar në 7.9 përqind.

Situta e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur të përmirësohet ngadalë që kur vendi doli nga recesioni.
XS
SM
MD
LG