Lidhje

SHBA: Bie niveli i papunësisë


Përqindja e papunësisë në Shtetet e Bashkuara u ul ndjeshëm në dhjetor, duke arritur në 6.7 për qind nga 7 për qind që ishte në nëntor, niveli më i ulët që prej më shumë se pesë vjetësh, por punëdhënësit punësuan vetëm 74 mijë vetë.

Por rënia e papunësisë i atribuohet pjesërisht faktit që disa vetë ndërprenë përpjekjet për të kërkuar punë, duke mos u llogaritur kështu në numrin e të papunëve.

Përqindja e papunësisë ka qenë mbi 7 për qind që nga shenjat e para të recesionit në fund të vitit 2008, por gjatë vitit 2013 ra 1.2 për qind.
XS
SM
MD
LG