Lidhje

SHBA, priten stuhi me borë


Shërbimi Kombëtar i Motit këtu në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar për një stuhi ndoshta rekord që mund të sjellë deri në 60 centimetra dëborë në një pjesë të madhe të verilindjes amerikane. Mijëra fluturime janë anuluar.

Shërbimi kombëtar i Motit tha se stuhia do të sjellë nesër rreshje të shumta dëbore, erëra të fuqishme dhe përmbytje në një zonë të gjerë bregdetare. Paralajmërimi është dhënë për një zonë që shtrihet deri në 400 kilometra në verilindje të vendit, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Bostonin.

"Kjo mund të jetë një stuhi që nuk e kemi parë ndonjëherë", - tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio në një konferencë shtypi në Manhattan, ku punonjësit po bëjnë përgatitje për trajtimin dhe pastrimin e rrugëve. Një numër shkollash shkolla janë mbyllur në Pennsylvani, New Jesey, New York dhe Connecticut.

Zona e Uashingtonit pret të ketë pak dëborë, ndërkohë që stuhia drejtohet për nga veriu.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG