Lidhje

6 të vdekur nga stuhitë në SHBA


Të paktën gjashtë persona gjetën vdekjen nga moti me stuhi që goditi dje zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi Kombëtar i Motit përshkroi si "tepër të rrezikshme” gjendjen në disa pjesë të shteteve Arkansas, Misisipi, Luiziana dhe Tenesi ku ka patur më shumë se 10 tornado dhe stuhi të mëdha, të cilat shkaktuan shumicën e vdekjeve.

Pjesë të tjera të vendit kanë përjetuar temperatura rekord të ngrohta për këtë stinë të vitit.

XS
SM
MD
LG