Lidhje

Bregu lindor i Shteteve të Bashkuara pas stuhisë së borës


Do të kalojnë ditë të tëra derisa jeta të kthehet në normalitet pas stuhisë masive të borës që solli përmbytje dhe borë të madhe për dhjetëra miliona njerëz.

Qeveria amerikane është e mbyllur të hënën, përvec për punonjësit e emergjencave, derisa Uashingtoni po rimëkëmbet. Metroja e qytetit do të punojë me kapacitete të kufizuara duke u pamundësuar mijëra punonjësve federal që të shkojnë në zyat e tyre.

Shkollat në Uashington dhe lagjet përreth janë të mbyllura, ndërsa flututimet e planifikuara sapo kanë fillur nga të tri aeroportet e qytetit.

Kongresi ka shtyrë disa nga votimet e planifikuara për të hënën.

Kryetarët dhe guvernatorët nga Nju Jorku deri tek shtetet e Gjirit, po u bëjnë thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet për t'u dhënë hapësirë pastruesve të borës që të hapin auostradat dhe rrugët e lagjeve si dhe t'u lënë rrugët e hapura makinave të emergjencave.

Stuhia shkaktoi përmbytje në rrugët bregdetare të Nju Xhersit dhe sasi uji e copa akulli depërtuan edhe nëpër shtëpi e biznese.

Të paktën 24 persona raportohet të kenë humbur jetën, në mesin e tyre edhe të tillë që pësuan nga zemra derisa po pastronin borën.

Një stuhi e madhe goditi bregun e Atlantikut të premten dhe të shtunën, duke shkaktuar erëra të forta dhe duke sjellë lagështi nga Gjiri i ngrohtë i Meksikos.

Ajo goditi fuqishëm në Baltimorë dhe Uashington, dy qytete të pamësuara me stuhi të tilla dimërore.

Më shumë se 76 centimetra botë mbuluan disa lagje të Uashingtonit.

Baltimora me 74 centimetra borë, kaloi rekordet e të gjitha kohërave.

XS
SM
MD
LG