Lidhje

SHBA: Presidenti Obama kthehet nga vizita 4 orëshe në Afganistan

  • Zëri Amerikës

SHBA: Presidenti Obama kthehet nga vizita 4 orëshe në Afganistan

SHBA: Presidenti Obama kthehet nga vizita 4 orëshe në Afganistan

Presidenti amerikan Barak Obama u tha trupave amerikane në Afganistan se ata janë duke bërë përparim kundër talibanëve dhe tha se Afganistani nuk do të bëhet përsëri strehë e sigurtë e terroristëve.
Gjatë një vizite të panjoftuar në bazën ajrore të Bagramit në periferi të kryeqytetit afgan, Kabul, presidenti Obama u tha mijëra trupave se ata po ndalin përparimin e talibanëve dhe do të jenë të sukseshëm në misionin e tyre.
Presidenti Obama gjithashtu falenderoi forcat e koalicionit për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm në konfliktin mbi 9 vjeçar dhe për sakrificën që ata bëjnë duke shërbyer larg atdheut të tyre.
Pas vizitës 4 orëshe, presidenti nisi udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG