Lidhje

Një ekspozitë arti pasqyron kulturën dhe identitetin e indianëve indigjenë

  • Susan Logue

Një ekspozitë arti pasqyron kulturën dhe identitetin e indianëve indigjenë

Një ekspozitë arti pasqyron kulturën dhe identitetin e indianëve indigjenë

Muzeu Kombëtar i Indianëve të Amerikës në Washington i kushtohet historisë dhe kulturës së popujve indigjenë të Hemisferës Perëndimore. Muzeu ka patur vazhdimisht në fokus edhe jetën e amerikanëve indigjenë bashkëkohorë. Ekspozita e re, “Vantage Point”, trajton pikërisht këtë temë.

31 punimet e artit që përbëjnë ekspozitën ndoshta nuk janë ajo që presin të shohin vizitorët në Muzeun Kombëtar të indianëve të Amerikës. Kuratorja Rebecca Trautman thotë se kjo është diçka e mirë.

“Mendoj se njerëzit shpesh çuditen kur vijnë tek ky muze dhe shohin ekspozimin e artit modern, bashkëkohor të popullsisë indigjene. Kjo shpresoj se do të jetë efekti i kësaj ekspozite, një e papritur dhe sfidë për konceptin që kanë njerëzit mbi artin e amerikanëve indigjenë dhe punimet e artisëve të kësaj popullsie.”

Artistja Marie Watt, e fisit Seneka, e kaloi mëngjesin e së dielës në Muze, duke marrë emrat e vizitorëve që do të ndihmojnë për krijimin e një vepre të re.

Në katin e sipërm të muzeut, është ekspozuar në një vend të dukshëm, në hyrje të ekspozitës, një nga punimet e saj të hershme: “Në kopësht: Misër, Fasule dhe kungull”, që përfaqësojnë tre ushqime tradicionale për fiset Seneka. Materiali prej nga përbëhet vepra, mbulesa leshi të ricikluara, po ashtu ka një kuptim.

“Fillova të grumbulloj mbulesa, në pritje për të përdorur këtë lloj objekti të zakonshëm të jetës së përditshme. Por interesohesha edhe për faktin se këto mbulesa, objekte të komunitetit indigjen të Senekës janë dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme në jetën e kësaj popullsie.”

Të gjitha punimet në ekspozitë ekspolorojnë identitetin, historinë, kulturën dhe pejsazhin e Rezervatit Indian Umatilla në Oregon, ku jeton piktori James Lavadour i fisit Walla Walla.

“Këto punime synojnë jo vetëm të paraqesin pamjen vizuale, fizike të pejsazhit, por forcat gjeologjike dhe metereologjike që i kanë dhënë atij formën.”

Disa artistë synojnë të edukojnë me veprën e tyre, siç është James Luna, nga fisi Pujukiçum i Kalifornisë Jugore.

“Do të uroja që njerëzit ta kuptojnë përvojën indigjene siç e shohin këtu, pra sapo ta shohin një punim timin, t’u kujtohen ato që dinë.”

“Chapel for Pablo Tac” e artistit Luna eksploron ndikimin e Krishtërimit tek amerikanët indigjenë, duke ekspozuar objekte tardicionale të kulturës indigjene krahas objekteve të përdorura në një meshë katolike. Por kjo vepër po ashtu nderon një anëtar të fisit, i cili studjoi në Romë rreth 200 vjet më pare dhe i dha popullsisë Pojukiçum fjalorin e parë të shkruar.

Në se i hedh një vështrim kulturës së popullsisë indigjene në Kaliforni, ne jemi marrë kryesisht me gjueti. Por përfshirja në ekspozitë e një dijetari si Pablo Tac na ngre në një nivel tërësisht të ri.”

Vepra “Chapel for Pablo Tac”, është një formë arti që daton nga fundi i shekullit të 20-të. Kjo vepër dhe të tjera, si “Vantage Point”, shërbejnë si kujtesë se kulturat e indianëve të Amerikës nuk kanë mbetur në shekullin e 19-të, por vazhdojnë të zhvillohen edhe sot.

XS
SM
MD
LG