Lidhje

Bernanke largohet nga Rezerva Federale

  • Jim Randle

Kryetari i Bankës Qendrore ose Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, u largua të premten nga ky post pasi drejtoi ekonominë më të madhe të botës gjatë disa vite vështirësisht. Bernanke u vlerësua për menaxhimin e krizës dhe u kritikua për mos përfundimin e reformave.

Ben Bernanke thotë se menaxhimi i krizës ekonomike në 2008-ën ishte si të ngisje një makinë dhe shmang për pak një përplasje të tmershme.

“Mendoj se është në natyrën time të përqendrojen tek problemi. Isha më i zhytur në atë që po ndodhte dhe përpiqesha të gjeja zgjidhje se sa të reflektoja”.

Bernanke dhe kolegët e tij morrën masa si asnjëherë më parë për të ulur interesat bankare. Ulja e interesave kishte si synim mëkëmbjen e ekonomisë, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe familjet të merrnin huatë që u duheshin për blerjet kryesore. Si rrjedhim, ekonomia filloi të rritej.
Veterani i Wall Street-it dhe profesor i Universitetit Adelphi, Michael Driscoll, tha se zotit Bernanke i duhej të ishte i guximshëm dhe krijues për të zgjidhur problemet e reja.

“Gjërat që Bernanke kishte përpara ishin aq të mëdha saqë do të thosha se nuk do ta ekszagjeronim aspak nëse do të vlerësonim se e ardhmja ekonomike e Shteteve të Bashkuara dhe ajo botërore ishin në rrezik”.

Kritikët thonë se Bernanke nuk arriti të vërë re se tregu amerikan i shtëpive po rritej me një ritëm të pajustifikuar. Disa probleme në tregun e shtëpive luajtën rol kyç në krizën financiare.
Të tjetë thonë se Rezerva Federale duhet ta kishte shpëtuar firmën financiare Lehman Brothers, që falimentoi dhe tronditi tregjet.
Proferori i Universitetit të Bostonit dhe ish zyrtar i Rezervës Federale, Cornelius Hurley, thotë se reformat që kishin për qëllim ta bënin sistemin financiar më të qendrushëm, në mënyrë që të përballonte rënien e ndonjë firme sado të madhe financiare kanë qënë të pamjaftueshme dhe jo të plota.

"Kjo axhendë reformash nuk i aftohej aspak trajtimit të problemit ‘shumë i madh për të dështuar’, rrezik i vazhdueshëm për sistemin që mbartin gjashtë bankat më të mëdha të vendit".

Bernanke, ish profesor i Universitetit Princeton, thotë se studimi i tij i thellë i Krizës së Madhe Ekonomike e ndihmoi të përballonte këtë krizë. Ai thotë se kjo do t’i ndihmojë kritikët dhe të tjerët të kuptojnë veprimet e tij.

“Ne shpresojmë se me përmirësimin e ekonomisë dhe me informacionin që do të publikohet për çfarë ne bëmë si të domosdoshme në interes të publikut, do të shikohet se qëllimi i veprimeve tona ishte të ndihmohej amerikani i mesëm”.

Ndoshta kjo prirje e Bernankes mund t’i bëjë më të kuptueshme veprimet e Bankës Qendrore.
Ai përdori një gjuhë më të qartë për të përshkruar veprimet dhe qëllimet e Rezervës Federale dhe filloi të mbante konferenca shtypi rregullisht, me shpresën se investitorët e mirëinformuar mund të merrnin vendime më të mira me më shumë informacion dhe me më pak panik.
XS
SM
MD
LG